SHPËRNDAJE

Apple Mac ProRreth një viti më parë, Apple kishte hequr modelin Mac Pro nga shitja në Evropë, për arsye të disa rregulloreve të reja evropiane që ishin hyr në fuqi.

Apple Mac Pro i ri është me sa duket në përputhje me rregullat e reja evropiane, dhe sipas MacGeneration, Mac Pro është përsëri në dispozicion në Evropë.

Apple Mac Pro vjen me disa specifika mbresëlënëse të cilat përfshijnë procesorët 8- bërthamor dhe 12-bërthamor nga Intel Xeon E5, me memorie deri në 64GB RAM dhe ka të integruar kartelën grafike AMD FirePro D700.

Çmimet për Mac Pro janë rreth 2999 ​​£ në Mbretërinë e Bashkuar dhe mund të shkojnë deri në 10.000 £, varësisht nga hardueri i përzgjedhur. /ameble

SHPËRNDAJE