Duket sikur Apple është duke përgatitur aplikacionin Maps që në versionin e ardhshëm iOS 8 të integrojë mundësinë për të gjetur automjetin e parkuar përmes navigimit.
Nga imazhet e zbuluara deri më tani, vërehet se Apple me siguri është duke punuar në këtë drejtim, dhe për të mundësuar këtë modul brenda Apple Maps nevojitet cipi i ndjeshmërisë M7 që tashmë gjendet edhe në Apple iPhone 5.
Apple nuk e kishte zbuluar këtë gjë javën e kaluar në WWDC, që donë të thotë se ata akoma janë duke punuar në këtë drejtim në mënyrë që të perfeksionohet sa më shumë, që donë të thotë se ne nuk do të shohim asgjë deri sa iOS 8.1 të publikohet zyrtarisht./ameble