Apple e cila qendrën e saj për Evropë e ka në Irlandë, ka njoftuar se do të shpall edhe 1000 vende të reja pune.

Lajmi është dhënë nga vetë krye-shefi i i Apple-it, Tim Cook në vizitën e tij të fundit në Irlandë. Me 1000 punëtor të ri Apple arrin numrin 6000 të punëtoreve atje.

https://twitter.com/EndaKennyTD/status/664381910727139328/photo/1?ref_src=twsrc%5Etfw

1000 vende pune do të ndahen në sektorë të ndryshëm, në shërbime të konsumatorëve, prodhim dhe financa. Kompania ka njoftuar gjithashtu për një partneritet të ri me Sustainable Energy Authority në Irlandë, për të hulumtuar teknologji të energjisë në det të hapur ku kompania do të investojë 1 milion euro. /ameble