A e keni ditur se çipat (chips) për pajisjet Apple i prodhon kompania Samsung?

Apple Chip by Samsung

Sipas The Wall Street Journal, Apple më nuk do ta paguaj konkurrentin e saj më të madh Samsung, pasi që, nga fillimi i Qershorit kompania ka nënshkruar një marrëveshje me TSMC (Taiwan Semiconductor Manufacturing) që rezulton të marrë përsipër disa nga prodhimet e çipave për Apple nga viti 2014.

Marrëveshja në proces ka qenë që një kohë të gjatë, por nuk është realizuar kurrë për shkak të disa çështjeve teknike.

Pse Apple është mbështetur nga Samsung gjithë këto vite? Brendi unik i silikonit nga Samsung ka lënë Apple të jetë e varur nga ajo. Mirëpo marrëveshja e re do të jetë diçka interesante për kompaninë nëse raportet dalin të janë të vërteta. Koha do të tregojë nëse burimet nga The Wall Street Journal do të dalin të sakta.

Duke qenë një përdorues i Apple-it, a mund të jetë ky një lajm i mirë ose i keq për iPhone 6 dhe të tjera pajisje nga Apple? Kjo mbetet të shihet. |ameble|