SHPËRNDAJE

Apple iPhone 6S posedon ekranin me madhësi 4.7-inç, 6S Plus me 5.5-inç, kurse tani thashethemet janë se kompania po planifikon të lansoj një version më të vogël të iPhone-it me ekran 4-inç.

iPhone ekranet

Ky version thuhet se nuk do të jetë si iPhone 5C me mbështjelljes nga plastika, por do të jetë i ngjashëm me iPhone 6S me dizajn të njëjtë vetëm së më i vogël. Lajmi vjen nga analisti i KGI Securities, Ming-Chi Kuo, i cili ka një lidhje të mirë se çfarë ndodhë brenda Apple-it ku edhe i kushton vëmendje të rejave në ketë kompani.

Një iPhone 4-inç i ri patjetër se do të përshtatet në linjën e modeleve tjera të iPhone-it, gjithashtu do t’i përmbush kërkesat e konsumatoreve të cilët dëshirojnë të kenë një iPhone me karakteristika të larta mirëpo me ekran të vogël.

Pajisja pritet të lansohet në pjesën e parë të vitit 2016. /ameble

SHPËRNDAJE