SHPËRNDAJE

Apple Logo DollarsKomisioni Evropian ka njoftuar të mërkurën për planet e saja rreth hetimit të disa kompanive, ndoshta pse kanë një trajtim të veçantë nga shtetet e veçanta anëtare të Bashkimit Evropian në lidhje me taksat. Kompanitë në fjalë janë Apple dhe marrëdhëniet e saj në Irlandë, Starbucks në Holandë dhe Fiat Finance në Luksemburg, ka thënë Komisioni Evropian në një deklaratë të tyre.

“Është e njohur se disa shtete janë duke përdorur strategji tatimore për të zvogëluar barrën e taksave globale,” ka shtuar Komisioni Evropian. “Këto praktika agresive të planifikimit tatimor dëmtojnë bazat tatimore të shteteve anëtare.”

Apple ka qenë edhe më herët në diskutim për praktikat e taksave të saj. Në maj të vitit të kaluar krye-shefi i Apple-it, Tim Cook, kishte mbrojtur praktikat tatimore të kompanisë para komitetit të përhershëm për hetim në Senatin e SHBA-ve, e cila e kishte akuzuar Apple-in që ka përdorur disa trika për fshehjen e taksave për të kursyer para.” Apple ka paguar të gjitha taksat e saja të nevojshme, si në këtë vend ashtu edhe jashtë vendit,” kishte deklaruar Apple në atë kohë.

Komisioni Evropian do të hetojnë nëse Apple-in posedon ndonjë trajtim ndryshe (të favorshëm) nga Irlanda! /ameble

SHPËRNDAJE