SHPËRNDAJE

Google Search on SafariTë dyja edhe Microsoft edhe Yahoo si duket janë në bisedime me kompaninë Apple për të zëvendësuar Google-in si opsion paraprak për kërkim në shfletuesin Safari. Google si motor kërkimi për Safarin në Apple iOS është zgjedhur në vitin 2007, kur iPhone-i ishte lansuar për herë të parë, kurse në 2010 këto dy kompani kishin vazhduar kontratën e cila pritet të përfundojë më 2015.

Apple me herët ka përdorur aplikacionin e hartave të Google-it në iOS, edhe pse me vonë e kishte zëvendësuar atë me Apple Maps, kështu që kompania pritet ta bëj të njëjtën edhe për mënyrën e kërkimit.

Të dyja edhe Yahoo edhe Microsoft tashmë kanë marrëdhënie të mira me Apple-in, Yahoo ofron informacione për iOS kurse Microsoft Bing është ofruesi i rezultateve në kërkim të Apple Siri.

Duke marrë parasysh sasinë e pajisjeve iOS që shiten çdo vit, pastaj duke u eliminuar Google si motor kërkimi për iPhone dhe iPad, mund të jetë një humbje e madhe për Google-in, edhe pse shumë përdorues ndoshta prapë do të zgjedhin manualisht Google-in si opsion të parë për kërkim.

Pra do të jetë interesant të shohim se cila prej dy kompanive do të arrij të bindë Apple-in për tu përdorur si kërkim i parë në Safari, natyrisht që Apple prapë mund të vendosi të mbajë edhe Google-in, të gjitha këto do t’i kuptojmë vitin e ardhshëm. /ameble

SHPËRNDAJE