“Live video from our special event will be right here. And so will a whole lot more, ka shkruar Apple në ueb-faqen e saj, duke futur numërimin mbrapsht të kohës për ketë ngjarje.
Problemi i vetëm për ta parë ketë ngjarje, është se ju nevojitet një pajisje Apple dhe konkretisht ju nevojitet shfletuesi Safari 5.1.10 ose më i ri, nga OS X v10.6.8 ose më të ri ose nga iOS 6.0 ose më të ri.
Ngjarja për iPhone-in fillon në ora 10 PDT nga Cupertino ose ora 17 tek ne. Atje, Apple pritet të lansoj dy iPhone të ri – një model 4.7-inç dhe një phablet 5.5-inç, si dhe ndoshta orën e mençur dhe të shumë përfolur iWatch. Gjithashtu pritet të marrim detaje për datat e lansimit të iOS 8 dhe Mac OS X Yosemite.
Apple si gjithmonë ngjarjet e saja drejtpërdrejt i ka shfaqur në një mënyrë të kufizuar, por sidoçoftë, ne do të mundohem tu ofrojm më të rejat nga kjo ngjarja. /ameble