SHPËRNDAJE

Thashethemet këtë javë për prodhimin e një iPhone-i të lirë i ka komentuar Phil Schiller, zëvendës president i lartë i marketingut për botën, që thotë se një model të lirë iPhone nuk do të jetë e ardhmja e produkteve Apple.

Duke folur për gazetën kineze News dje mbrëmë në Shanghai, Schiller, tha se Apple nuk është duke punuar në një iPhone të lirë.

“Ne nuk jemi si kompanitë e tjera, qe lansojn produkte të shumta në një frymë, pastaj hedhin shpresat në një produkt tjetër për të marrë favorin e konsumatorëve”, tha Schiller.

“Pavarësisht popullaritetit të smartphone-ve të lirë, kjo nuk do të jetë e ardhmja e produkteve Apple. Në fakt, edhe pse pjesa e tregut të smartphone-ve Apple është vetëm rreth 20 %, kurse ne fitojmë 75 % ” shton ai. Schiller gjithashtu vëren se çelësi për të fituar konsumatorët është përmes eksperiencës se konsumatorëve. Ai theksoi gjithashtu se Apple është një kompani që konsideron së duhet përdorur teknologjinë më të mirë, të tilla si ekran retinë, mbështjellës alumini, qelqin, dhe teknika tjera të larta.

Nga krejt kjo duket se thashethemet gjatë kësaj javë nuk janë të vërteta. |ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE