Sipas uebfaqes franceze MacG Apple do të organizoj një tjetër ngjarje e saj më 15 Tetor. Është thënë se përveç një iMac të ri, Apple gjithashtu do të prezantoj edhe gjeneratën e re të iPad-ve. Kjo nuk duket një gjë e pazakontë nga Apple e cila shpesh prezanton produkte në dy organizime të ndara kësaj radhe brenda një muaji.

Vitin e kaluar, në shtator ata kanë prezantuar iPhone 5 dhe iPod-at dhe një muaj me vonë ka qenë ngjarja për iPad 4, iPad Mini dhe Mac të ri.

Faqja franceze thekson se sa i përket pajisjeve iMac stoqet e Apple-it gjithashtu edhe shitësit e autorizuar kanë mungesë ne pajisje. Modeli i ardhshëm i iMac-ut ka gjasë të shfaqet me chipset Haswell të ri nga Intel. |ameble|