SHPËRNDAJE

Një nga ndryshimet kryesore që priten në iPhone5 të ri është dok konektori. Sipas raporteve të fundit, një referencë për konektor “9-pin” është gjetur në versionin iOS6 beta dhe supozohet se ky konektor do të gjendet në të gjitha pajisjet e ardhshme te iOS6, duke përfshirë këtu edhe iPad te ri.

Nga ky ndryshim në dok konektorin e ri nga Apple në gjeneratën e ardhshme duket se do të bëjë qe mos te ndihen mirë shumë përdorues te iPhone-it, por kjo gjithashtu mund të ketë edhe pasoja të rënda mjedisore.

Biggs John nga TechCrunch të martën ka biseduar me Arman Sadeghi, kryeshef ekzekutiv i kompanisë për riciklim AllGreenRecycling, i cili ka thënë se edhe nëse Apple siguron përdoruesit ne një mënyrë për tu mundësuar ndonjë konektor te ri në përputhje me modelin e vjetër 30-pin, kjo ende do të rezultojë në shumicë të përdoruesve qe do të hedhin pajisjet e vjetra e tyre të Apple-it në plehra. Vlera e pajisjeve te Apple-it me konektor të vjetër do të bie, si dhe do të shkaktojë një valë të madhe të atyre artikujve që hyjnë ne rangun e pajisjeve te pa përdorshme, tha ai.

Apple ka shitur rreth 610 milion pajisje me konektor 30 pin, gjatë viteve. |techcrunch.com| |ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE