SHPËRNDAJE

Siç edhe pritej, pas prezantimit të Mac OS X Yosemite kompania Apple ka prezantuar edhe versionin e ri të iOS-it, iOS 8, në ngjarjen WWDC 2014.

Shumë thashetheme që janë përfolur kanë dal të jenë të vërteta, që nga integrimi i Shazam-it, aplikacionit për shëndet e deri tek Smart Home. Ky përditësim nga tani është në dispozicion për zhvilluesit në versionin testues beta kurse lansimi përfundimtar për publikun vjen në vjeshtë.

Lista zyrtare e pajisjeve që do të përditësohen në versionin e ri iOS 8 janë si në vijim:

  • iPhone 4S
  • iPhone  5
  • iPhone 5S
  • iPhone 5C
  • iPad 2
  • iPad me ekran retinë
  • iPad Air
  • dhe të dy iPads Mini.

iOS 8

Me HomeKit, automatizimi në shtëpi mund të çiftëzohet me iPhone në mënyrë që të kontrolloni gjërat me pajisjen tuaj iOS. Çiftëzimi i sigurt do të thotë se vetëm me iPhone-in tuaj ju mund të hapni derën kryesore në shtëpi apo derën e garazhit.

Që kur iOS 7 ishte shfaqur si një përditësim i madh nga versioni i mëparshëm iOS 6, tani me dallim nga iOS 8 nuk duket të ketë ndonjë pamje të ndryshme nga ndërfaqja e përdoruesit. Prezantuesi i këtij versioni Federighi ka treguar disa tipare tjera të reja në ketë version.

Mesazhet kanë marrë një përditësim në tastierë, që e kanë quajtur Quick Type. Është një version me i zgjeruar me auto-korrektues, që gjithashtu parashikon fjalën që jeni duke shkruar. Ky opsion ka qenë prezent në pajisjet Android që një kohë të gjatë, dhe për përdoruesit e Android-it nuk është diçka e re.

Apple iOS tastatura

Nëse dëshironi të kaloni në komunikim me personal, nga tani mund të incizoni një mesazh me audio ose video duke përdorur butonin e mikrofonit, i cili më pastaj shfaqet në ekran të personit kontaktues, ngjashëm si tek aplikacioni Whatsapp. Në ndërkohë, nga tani gjithashtu ju mund të tregoni vendndodhjen tuaj me njerëz tjerë gjatë bisedës, edhe kjo ka qenë tek aplikacioni Whatsapp dhe Viber.

iOS 8 gjithashtu nga tani përfshin lajmërimet interaktive (Notifications). Nëse pranoni një tekst mesazh ose ndonjë lajmërim tjetër, mund të tërhiqni poshtë dhe përgjigjeni drejtpërdrejt, ky opsion funksionon edhe kur ekrani është i mbyllur. Edhe kjo ka qenë dhe është në platformën Android.

Një përditësim tjetër i ri në Mail nga tani do t’ju mundësoj të shënoni (mark) email-at e palexuar, bëni flag, ose edhe fshihni me një klik të vetëm. Ndërkohë, gjatë kompozimit të një email-i, ju mund të ulni mesazhin poshtë dhe të ktheheni në Inbox për të marrë informacione, si dhe e kundërta.

Aplikacioni i shumë përfolur Healthbook në të vërtetë është quajtur HealthKit, është një aplikacion i pavarur për shëndetësi i cili u mundëson të monitoroni të dhënat shëndetësore.

Apple healthkit

Përdoruesit nga tani do të kenë nga 5GB hapësirë ​​të lirë në iCloud, për të pasur më shumë hapësirë shembull. deri në 20GB duhen të paguhen nga 99 cent në muaj ose 200GB për 3.99 $ në muaj.

Përditësimi i Siri-t tani përfshijnë integrimin e Shazam-it, i cili i mundëson Siri-t të identifikoj muzikën që dëgjohet rreth jush dhe ofron mundësin e blerjes së këngëve nëpërmjet iTunes.

Këto pra ishin shumica e të rejave në versionin e ri iOS 8, për me shumë detaje mund të gjeni në ueb-faqen e Apple-it këtu. /ameble

SHPËRNDAJE