Sipas një raporti nga AllThingsD kompania Apple pritet të prezantoj smartphone-in e saj të ardhshëm, saktësisht pas një muaj. Burimet flasin se kjo ngjarje pritet të mbahet më 10 Shtator, edhe pse ende është e paqartë se çfarë saktësisht Apple do të prezantoj, një iPhone gjithsesi, por karakteristikat janë të panjohura. Duke parë disa pamje të një pajisje të lirë e përfolur si iPhone 5C shanset janë se do të shohim edhe një smartphone tjetër të përfolur si iPhone 5S.

iPhone 5S pritet të ketë tipare me të mira se modeli i fundit i tyre iPhone 5, performancë me te mirë, me i shpejt dhe softuer të përditësuar, kurse iPhone 5C do të jetë krejt i kundërt, mban dizajnin e njëjtë të familjes se iPhone-ve, është përfolur të jetë një përzierje ne mes të iPhone 5 dhe iPhone 3GS.

Në ketë ngjarje se fundmi mund të prezantohet edhe versioni i fundit i platformës iOS 7 e cila ka dal me disa përditësime të njëpasnjëshme Beta. Për të gjitha këto mbetet të njoftohemi me datë 10 Shtator. |ameble|