Apple ka marr në punë një figurë të rëndësishme nga skuadra që krijon kamerat për smartphone-t Nokia. Shefi i kësaj skuadre Ari Partinen, i cili ka që në vitin 2007 që punon për kamerat Nokia, shpalli në Twitter se ai ishte punësuar nga Apple dhe do të fillonte punë në Qershor. Partinen është bashkëautor i një shkrimi rreth teknologjisë PureView që kanë disa smartphone Nokia. Këtë libër Ari Partinen e ka shkruar së bashku me Juha Alakarhu, Tero Vuori dhe Eero Salmelin, të cilët tani punojnë për Microsoft pas blerjes së Nokias nga Microsoft.
Partinen nuk e ka zbuluar se çfarë do të bëjë në Apple, por profili i tij në LinkedIn thotë se ai ka punuar për sistemin e kamerave duke filluar që nga prodhimi i kamerës deri në rregullimin e cilësisë së imazheve në kamerat e telefonëve si Nokia N8 dhe 808 PureView.
Nokia është munduar të zgjerojë tregun e saj me serinë Lumia të Windows Phone dhe është lavdëruar për zhvillimin e teknologjisë së kamerës në këta smartphone. Nokia Lumia 920 ishte telefoni i parë me imazh optik të stabilizuar (optic image stabilization) dhe Nokia 808 PureView dhe Lumia 1020 kanë kamera me sensor 41 megapikselë. Ndërkohë Apple përdor kamera me 8 megapikselë në iPhone 5S, por ka reputacion për kamera të mirë për shkak të aftësisë së procesimit të fotove. /ameble