Apple Siri aktualisht është në dispozicion për pajisjet iPhone dhe iPad, kurse tani sipas një raporti të fundit po flitet se Siri do të vijë edhe për Mac në sistemin OS X. Kompania Apple do ta shtojë shërbimin Siri për Mac gjatë këtij viti, respektivisht kur t’i vijë radha lansimit të ardhshëm të versionit OS X, që do të jetë OS X 10.12.
Sipas Mark Gurman nga portali 9 to 5 Mac, Siri do të vendoset në Menynë e Mac-ut ngjashëm sikur Spotlight dhe do të jetë me zë aktiv.
Kompania Apple, versionin
pritet të lansoj në ngjarjen e rregullt të tyre për zhvillues (Worldwide Developer Conference) e që pritet të mbahet në muajin Qershor, kurse softueri i sistemit do të dal në Shtator ose Tetor të këtij viti. /ameble