Apple shitorjaSipas disa burimeve të AllThingsD, Apple është përgatitur dhe është gati të mbajë një konferencë shtypi me datën 22 Tetor, por natyra e ngjarjes dhe vendi është ende e panjohur për momentin. Burimet thonë se kjo do të jetë për pajisjen “iPad centric”, e cila përshtatet me thashethemet e shumta që kanë rrjedhur që një kohë. Gjithashtu OS X Mavericks dhe ndonjë pajisje e linjës MacBook Pro mund të shfaqet gjatë kësaj ngjarje.

Me numrin e rrjedhjeve që janë shfaqur kohet e fundit për gjeneratën e pestë të iPad-it dhe iPad Mini 2, këto të dyja mund të duket si pikë kryesore e ngjarjes, por nga Apple kurrë nuk e dimë se çfarë pritet saktësisht. Zyrtarisht, nuk ka pasur asnjë shenjë nga kompania për sa i përket kësaj ngjarje. |ameble|