Drejtor Ekzekutiv i Apple-it Tim Cook ka konfirmuar se Apple TV i ri do të lansohet javën e ardhshme, lajmi u bë i ditur në një intervistë të tij të fundit dhënë për The Wall Street Journal.

Apple TV mund të porositet nga e Hëna, 26 Tetor, gjithashtu shpërndarja tek klientët fillon javën e ardhshme.

Apple TV i ri

Apple TV vjen me një sërë karakteristikash të reja, një më kryesorja është aftësia e hapjes së aplikacioneve dhe lojërave, gjithashtu do të ketë Siri Remote që u mundëson të kontrolloni TV-në nëpërmes zërit.

Në shitje do të jenë dy versione, njëri me hapësirë për të dhëna 32GB që do të shitet për 149$ (ose 131€), tjetri me 64GB që do të shitet për 199$ (ose 175€). /ameble