Pas një kohe të gjatë pritjesh ora e mençur Apple Watch më në fund ka arritur që të lansohet për shitje Para-porositjet për këtë orë të mençur kanë nisur që në fillim të këtij muaji, dhe vetëm javën e kaluar blerësit arritën të merrnin porositë e tyre. Por, siç ndodh me shumë pajisje të reja që hidhet në treg, edhe Apple Watch nuk i ka shpëtuar ankesave të përdoruesve.
Disa përdorues të Apple Watch janë ankuar se versioni prej çeliku të pandryshkshëm gërvishtet shumë lehtë në pjesen anësore. Megjithatë probleme të tilla nuk janë raportuar për modelin më të shtrenjtë Apple Watch Sport, kjo falë mbështjellësit që mbulon gërvishtjet në alumin. Për ata që duan garanci për orët Apple atëherë duhet që të paguajnë shërbimin shtesë Apple Care+ në shumë nga 59 – 79 $ varësisht nga modeli që konsumatori blenë.
Tani për tani, ky është problemi i parë që është zbuluar, mbesim në pritje që të shohim se a do të ketë probleme të tjera me këte të fundit. /ameble