WWDC 2014Apple ka njoftuar sot për mbajtjen e konferencës së saj vjetore Worldwide Developers Conference (WWDC), ku ka caktuar të nis me 2 Qershor dhe si zakonisht do të mbahet në qendrën Moscone të San Fransicos për pesë ditë rresht.

Më shumë gjasë, kompania Apple do të mbaj konferencën po në të njëjtën datë kur edhe fillon, aty kompania zakonisht njofton për të rejat, për OS X , iOS dhe planet tjera për të ardhmen. Ketë vit pritet të njoftohemi  për versionin e ardhshëm iOS 8 dhe karakteristikat e reja që pritet të shtohen, ku lansimi i këtij versioni mund të bëhet në kohën kur lansohet modeli i ardhshëm i iPhone-it, sipas thashethemeve në muajin Shtator. Disa raporte tjera thonë se mund të prezantohet edhe një televizion i ri nga Apple.

Apple ngjashëm si Google, në kësi lloj ngjarjesh zgjedh se kush mund të marr pjesë në konferencën e tyre për zhvillues e kush jo. Kërkesa për pjesëmarrje është e hapur nga tani deri me datën 7 Prill. /ameble