Archos prezantoi tabletin më të ri me sistemin operativ Windows i koduar me emrin Archos 80 Cesium, i cili pritet të ketë çmim të ulët duke konkurruar kështu me serinë e tabletve nga HP dhe Toshiba.
Archos 80 Cesium është një tablet me ekran IPS 8-inç, që ofron rezolucion prej 1280 x 800 pikselëve i përkrahur nga procesori 4-bërthamor Intel Atom Z3735G dhe 1GB RAM memorie.
Karakteristikat të tjera të tij përfshijnë 16GB hapësirë të brendshme e cila mund të zgjerohet deri 128GB nëpërmjet kartelës microSD, kamera frontale 0.3 megapikselë, ajo e pasme 2 megapikselë , Fuqia e baterisë 4.000mAh, porta HDMI si dhe përkrahë teknologjitë WiFi dhe Bluetooth.
Archos 80 Cesium do të vijë me sistemin operativ nga Microsoft, Windows 8.1 dhe pritet të ketë çmimin rreth 150$. /ameble