Windows phone NokiaMicrosoft ka njoftuar se aplikacionet e tyre Windows Phone tani kanë arritur mbi 3 miliardë shkarkime që nuk është keq, por prapë se prapë është ende larg shkarkimeve që kanë iOS dhe Android.

Është njoftuar gjithashtu se tani kanë 10 milionë transaksione nga aplikacionet brenda ditës ose 300 milionë në muaj. Në Windows Phone Store tani çdo ditë shtohen nga 500 aplikacione. Pra këto janë disa të dhëna që Microsoft-it kanë filluar t’i japin dritë që nga dita kur ka lansuar versionin Windows Phone 8, kësaj i ka dhënë me shumë fuqi edhe lansimi i shumë modeleve të reja Nokia Lumia.

Do të jetë edhe me interesante të shohim se çfarë do të ndodh me Windows Phone kur pajisjet Lumia do të kalojnë nën kontrollin e Microsoft-it dhe nëse kjo do të ndihmojë Microsoft-in që të rritet edhe me shpejt se siç është aktualisht. |ameble|