Art House në bashkëpunim me prodhuesin lider të pajisjeve për printim Xerox organizojnë Managed Print Services (MPS) event ku do të shpalosen detajet rreth shërbimit, implementimit dhe përfitimet të cilat ndërmarrjet publike dhe private do të mund ti kenë nga MPS. Managed Print Services MPS (shqip: Shërbimet e Menagjuara te Printimit) është shërbim të cilën Art House e ka plasuar në tregun Kosovar që nga viti 2007 dhe është në shërbim të disa institucioneve në Kosovë.
Sipas Art House shërbimi i MPS është njëra ndër shërbimet e cila duhet të ketë transmetim të duhur për të gjithë vendimmarrësit të cilët janë të interesuar për ulje të shpenzimeve, rritje të produktivitetit, siguri të lartë të të dhënave, ndikim të ulët në mjedis dhe shumë benefite të tjera. Gjatë ngjarjes do të prezantohen shumë teknika rreth implementimit të MPS, benefitet që ky shërbim ofron si dhe përparësitë e implementimit të shërbimit të tillë.
Njëkohësisht gjatë ngjarjes do të bëhen edhe demonstrime të drejtpërdrejta të paisjeve, sistemit të identifikimit, qasjes ndaj sigurisë së të dhënave, raportimeve dhe shumë karakteristikave tjera. Art House është kompani lidere në shërbimin MPS ku së bashku me Xerox do të demonstrojnë edhe njëherë qëndrimin e tyre në këtë lëmi./Indeksonline