SHPËRNDAJE

Kompania Sony nëpërmjet blogut të tyre PlayStation ka njoftuar që loja Assassin’s Creed Liberation HD do të lansohet në Playstation Store me datë 14 Janar 2014. Kjo lojë e ridizajnuar do të jetë në dispozicion për t’u luajtur në konsolat Sony PlayStation 3. Videon e shkurtë Trailer mund shihni më poshtë.

[youtube id=”AZYSetCHyCo” width=”600″ height=”350″]

Assassin’s Creed Liberation HD ka ndodhur në New Orleans gjatë vitit 1765 dhe 1780, në mes të përfundimit të luftës franceze dhe indiane. Në lojë luan Aveline një femër vrasëse më trashëgimi të përzier franceze dhe afrikane, që në lojë është sjellë me privilegj dhe kontrast ndryshe dhe që bëhet një grua me vullnet edhe më të fortë dhe një kundërshtare e zjarrtë e skllavërisë, ka shpjeguar Sony .

Si pjesë shtesë të lojës Sony ka instaluar edhe 15 misione që janë ekskluzive për PlayStation 3.

Assassin’s Creed Liberation HD do të jetë për shitje po nga e njëjta ditë me çmim për 19,99 $. |ameble|