Ubisoft ka lëshuar një version të veçantë të lojës Assassin’s Creed: Pirates për shfletuesin Internet Explorer, loja është krijuar duke përdorur HTML, grafikën WebGL dhe JavaScript.

Ky version është alternativë e versionit aktual që është në dispozicion për iOS dhe Android. Loja funksionon për versionin IE 11 për Desktop si dhe tablet dhe smartphone.

Ubisoft është raportuar se ka qenë në gjendje të arrij të njëjtin grafikë të lojës nëpërmjet ueb shfletuesit duke përdorur një motor të ri 3D të quajtur Babylon.js. Zhvilluar nga një numër i inxhinierëve në Microsoft ky motor është ndërtuar nga zeroja. Për më shumë detaje shih videon e më poshtme: