Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë ASUS i ka vënë një qëllim ambicioz kompanisë së tij, që të bëhet shitësi më i madh për notebook me prekje (touchscreen), dhe e dyta më e madhe në tregun e të gjithë notebook-ve dhe tabletë-ve për vitin 2013. DigiTimes ka shkruar se Drejtori i Përgjithshëm Jerry Shen ka përcaktuar ketë synim në një nga takimet e me mëhershme me investitorët, duke shtuar se kompania gjithashtu ka në plan të nisë smartphone të rinj në muajin gusht.

Gjatë tremujorit të fundit, ASUS shumicën e fitimit e ka gjeneruar nga shitja e kompjuterëve të saj Notebook, e cila mbërrin 59% të të ardhurave, e ndjekur nga suksesi i linjës së tabletëve Transformer.

Kompania kohët e fundit ka njoftuar për dy pajisje të reja, PadFone dhe FonePad, në Kongresin Botëror të Celularëve (MWC) në Barcelonë dhe eshte në kërkim të rritjes së tregut të smartphone-ve përreth botës. |ameble| [divider top=”0″]