Gjatë konferencës për shtyp Computex, ASUS ka njoftuar për pajisje të reja Android të cilat pritet të debutojnë në treg me një çmim shumë të ulët. Është fjala për tabletin Memo Pad HD 7.
Modeli MeMo Pad, me 8 GB do të ketë çmimin 130 $ ndërsa modeli 16 GB 150 $.
Tableti ASUS MeMo vjen me ekran 1280 X 800 piksela, procesorin 4-bërtahmor, 1 GB RAM, kamera frontale 1.2 megapikselë ndresa ajo e pasme 5 megapiksel si dhe ka të instaluar platformën Android 4.2 Jelly Bean.
ASUS MeMo HD 7 poashtu përkrahë edhe kartelën microSD për zgjerimin e hapësirës së brendshme për ruajtje. Ajo që duhet të theksohet është bateria e tabletit e cila mundëson shikimin e videove deri në 10 orë.
Pra, duke pasur parasysh karakteristikat harduerike si dhe çmimin, Asus MeMo HD 7 padyshim do të jetë një konkurrent potencial në tregun e tabletëve. Ky tablet do të lansohet në treg nga muaji korrik, dhe do të jetë në dispozicion me ngjyra të ndryshme, të zezë, të bardhë, rozë si dhe jeshile. |ameble|