Nënkryetari Rani Borkar nga grupi arkitektural në Intel, më herët kishte deklaruar se laptopat e sotshëm do të jenë në gjendje të mbajnë baterinë 50 % më shumë, nëse ata do të përdorin çipin e tyre Haswell, dhe tani, kemi është njoftuar për një nga kompjuterët laptop të parë që ka të inkorporuar një çip të tillë nga Intel.
Asus ka njoftuar për laptopin VivoBook V551 Ultrabook të ri me procesorë Intel Core i7-4500U Haswell, ekran 15.6 inç dhe grafiken NVIDIA GeForce GT740M. VivoBook V551 duket të ketë një bateri me madhësi perfektë që është 3 cell Li-Ion 65 WHR 4500mAh. Gjithashtu vjen me DVD incizues për të cilën shumica e modeleve Ultrabook nuk e kanë të përfshirë.
Rezolucioni i Asus VivoBook nuk është shumë i lartë 1366 x 768. Pesha e tij është disi më e rëndë se 2.4 Kg, edhe pse kjo duket e pranueshme duke marrë parasysh ekranin e tij, diskun si dhe komponentët tjera shtesë.
VivoBook V551 tashmë është në dispozicion për porositje, kushton rreth 750 € (1000 $). |ameble|