Asus ka njoftuar për lançimin e një pajisje të re Google TV. Asus Qube e cila është një Google TV Set Top Box për HDTV-n tuaj, dhe vjen me ndërfaqe (interface) të projektuar nga Asus.
Asus Qube ju ofron qasje në të gjitha tiparet e Google TV-s, duke përfshirë këtu Google Chrome, Google Play, YouTube dhe një varg aplikacionesh të palës së tretë si Netflix dhe Amazon Instant video. Gjithashtu vjen me një numër të madh të karakteristikave tjera të cilat përfshijnë kërkim më zë dhe kontrollin me lëvizje, pajisja mund të kontrollohet me smartphone ose tabletë që posedojnë platformën android.
Asus shumë shpejt do të njoftoj se kur kjo pajisje do të jetë në dispozicion, gjithashtu ende nuk ka detaje për çmimet. |ameble| [divider top=”0″]