SHPËRNDAJE

Asus do të mbajnë konferencë shtypi javën e ardhshme saktësishtë me datën 16 Tetor në Milano të Italisë, ku do të njoftojë për smartphone-in e tyre të ri, Asus Padfone 2.

Duket se Asus Padfone 2 ka marrë miratimin nga Forumi Global për çertifikime (Global Certification Forum) dhe pajisja do të jetë në dispozicion me mbështetje për lidhjet LTE 3, 7 dhe 20, të cilat janë për Evropë, Azi dhe Amerikë Latine.

Është dëgjuar edhe më parë për Asus Padfone 2 qe pritej të dalë me ekran 4.7 inç më prekje, rezolutë 1280X720 piksell, procesorin 1.5GHz quad core Qualcomm, 2Gb RAM, softuerin Android Jelly Bean 4.1 dhe kamerën 13 megapiksell. Specifikat tjera përfshijnë WiFi, Bluetooth dhe NFC, baterinë 2140 mAh, të dhënat e plota mbi ketë pajisje do të njoftohemi ditën kur të shpallet zyrtarisht javën e ardhshme. |asus| |ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE