ASUS prezantoi pllakat amë të serisë F2A85 bazuar në çipsetin AMD A85X me fole FM2, i projektuar për njësitë e brezit të dytë me APU (Accelerated Processing Units) të AMD-së. Ky brez i APU-së ofron efektshmëri të shkëlqyer përdoruesve multimedial dhe lojrave. Të bashkangjitur ka një Radeon HD AMD ™ 7000 serinë që drejton efektshmëri superiore për watt në grafikë, e cila është e përkrahur nga teknologjia AMD Eyefinity ku mundëson deri në tri dalje të pavarura për ekran.
Përdoruesit gjithashtu kanë mundësi për të shtuar një kartë grafike diskrete për të mundësuar grafikë me funksion të dyfishtë ku i siguron përdorueseve efektshmëri edhe më të mirë. Kjo seri gjithashtu ka të përfshirë procesor të dyfishtë inteligjent 3 (DIP3) me DIGI+ kontrollin e energjisë e cila ruan deri në 65% të energjisë së sistemit, GPU boost të përmirësoj deri në 16% kartelën grafike të integruar dhe aplikacionin për të kthyer BIOS-in përmes USB-së.
Më poshtë mund të shihni përshkrimin teknik të F2A85 serisë. /Asus/
[divider top=”0″]