SHPËRNDAJE

Asus-VivoWatchAsus sot njoftoi se pajisja e re Asus VivoWatch, pritet të prezantohet zyrtarisht më vonë gjatë kësaj javë në Milano të Italisë.

Trupi i Asus VivoWatch është ndërtuar nga një materiali çelik, është certifikuar me  vlerësim IP67 i cili e mban atë rezistent ndaj ujit dhe pluhurit si dhe pritet të ketë një jetëgjatësi të baterisë deri  në 10 ditë.

Për fat të keq, Asus nuk e ka lëshuar shumë detaje në lidhje me specifikimet më të hollësishme të Asus VivoWatch por ka njoftuar se pajisja do të mundëson monitorimin e zemrës.

Sa i përket sistemit operativ, është thënë se Asus VivoWatch nuk do të vjen me sistemin Android Wear nga Google.

Asus po ashtu ka lansuar edhe një video duke treguar inspirimin e saj për krijimin e Asus VivoWatch si dhe agjendën e saj për prezantimin e pajisjes në Milano. /ameble.com

SHPËRNDAJE