Para disa ditësh, Asus ZenWatch doli në Google Play me çmimin 199 dollarë dhe me njoftimin që do të vinte së shpejti. Tani kjo smartwatch mund të blihet nga Google Play dhe Best Buy, ku thuhet se pakoja niset brenda 1-2 ditësh.
ZenWatch është një pajisje interesante që bën pjesë në “klubin e AW” (smartwatch Android Wear). Megjithëse nuk ka ekran rrethor si Moto 360, dizajni i saj të tërheq vëmendjen më shumë sesa orët e tjera Android Wear që janë edhe më të shtrenjta se ZenWatch si për shembull Sony Smartwatch 3, LG G Watch dhe Samsung Gear Live. ZenWatch ka disa opsione më shumë se këto orë, duke përfshirë një aplikacion Find My Phone dhe disa opsione për monitorimin e shëndetit që ofrohen vetëm nga Asus.
Për të krijuar një vizion më të qartë rreth kësaj ore, shikoni videon e mëposhtme.