Kjo mund të duket e çuditshme, por që nga sot të gjithë konsumatorët e AT&T në SHBA do të mund ta ndërrojnë smartphone-in e tyre Samsung Galaxy S4 Active edhe nëse ky i fundit është i prishur për shkak të lagështisë, me apo pa fajin e tyre dhe të marrin një pajisje të re.

Gjiganti jug-korean Samsung ka nënshkruar një kontratë me operatorin më të madh të telefonisë celulare dhe internetit në SHBA, AT&T, përmes së cilës konsumatori gëzon të drejta edhe më të mëdha nëse ai ka kontratë me AT&T dhe ka një smartphone Samsung Galaxy S4 Active.

Ndër të tjera kontrata parasheh që: nëse smartphone-i i një konsumatori ka çfarëdo lloj prishje/ defekti me apo pa ndërhyrjen e tij/saj, madje edhe nëse pajisja qëllimisht është zhytur në ujë, kompania do të bej ndërrimin e menjëhershëm me një smartphone të ri, të po të njëjtit lloj. Ky ndërrim mund të bëhet vetëm një herë për secilin konsumator, prandaj edhe është quajtur “one-time exchange ” .

Ndërkohë që sipas analisteve të teknologjisë informative, kjo kontrate mundëson oferta të reja të AT&T për të tërhequr sa më shumë konsumatorë dhe në të njëjtën kohë rritë konkurrencën e saj karshi operatorit Verizon Mobile.

Kompania Samsung, mbështet sigurinë e saj edhe në faktin që kjo pajisje mund të përballoj lagështinë sepse është rezistente  ndaj ujit deri në 1 metër thellësi për 30 minuta kohë.  Në videon më poshtë mund të shihni një reklamë që demonstron rezistencën ndaj ujit të Samsung Galaxy S4 Active. |ameble|

[youtube id=”9O2i28DU7fY” width=”600″ height=”350″]