SHPËRNDAJE

Prodhuesi gjerman i automjeteve Audi ka prezantuar tabletin Audi Smart Display në ngjarjen CES 2014. Audi Smart Display është një tablet Android 10.2 inc që është dizajnuar për t’u përdorur brenda në makinë gjatë gjithë kohës.

Audi smart tablet

Përveç përdorimit për navigacion, kjo pajisje posedon gjithashtu mundësinë për të hyrë në ueb, për të parë filma dhe kontrolluar radion e makinës. Nuk është bërë e ditur nëse tableti do të jetë në gjendje të kontrolloj edhe funksione tjera në makinë, ose e ka mundësinë të shfaq informata mbi makinën.

Sa i përket karakteristikave të tij, është i pajisur nga një chipset Nvidia Tegra 4 dhe posedon rrjetin Wi-Fi. As Audi as Google nuk kanë shpjeguar se cili version i Android-it do të jetë në ketë pajisje.

Gjithashtu nuk ka asnjë informatë se kur pritet të shohim pajisjen nëpër automjete. /ameble

SHPËRNDAJE