Xhevat Aliçkaj

Specifikat që mund të vijnë në iPhone 8

Specifikat që mund të vijnë në iPhone 8

Sipas dy ekipeve të kompanive të njohura analistike të cilat kanë sjellur pikëpamjet e tyre rreth asaj se qfarë mund të presim në modelet e iPhone të këtij viti thuhet:

Sipas JP Morgan, iPhone 8 do të ketë ekran të plotë, prej skajit në skajin tjetër, kamerën dyshe, përmirësim në teknologjinë e rezistencës ndaj ujit, altoparlantë më të fuqishëm dhe AirPod pa pagesë.

Për më shumë, firma deklaron se modelet iPhone 7S dhe iPhone 7S Plus do të kenë pjesën e pasme të mbuluar nga xhami dhe jo alumini, sikurse ndodhë zakonisht me produktet e tilla të Apple.

Në anën tjetër, CLSA pohon se Apple do të inkuadrojë sensorin Touch ID në pjesën e pasme të iPhone 8 për shkak se kompania nuk do të jetë në gjendje të përshtat atë në pjesën frontale. Për më shumë, kjo kompani poashtu parashikon instalimin e kamerës dyshe, si kamerë kryesore e produktit.

Megjithatë, edhe pse firmat e tilla kanë shpesh informata nga burime të sigurta, ato nuk i kanë gjithmonë detajet e sakta.

iPhone 7S dhe 7S Plus së bashku me iPhone 8 pritet të njoftohen në shtator, edhe pse pajisja e fundit mund të ketë vonesë në dërgesa./ameble

Sony Xperia XA1 lansohet në Kanadë

Sony Xperia XA1 lansohet në Kanadë

Sony Xperia XA1 tani është lansuar në Kanadë, përmes operatorit mobil Videotron dhe vjen në disa oferta të ndryshme.

Videotron është duke e ofruar pajisjen së bashku me një palë dëgjuese Sony XB550ap, që zakonisht kushtojnë 79.99 dollarë.

Xperia XA1 ka ekran HD prej 5 inç, me rezolucione prej 1280×720 pikselë. Pajisja vjen me procesorin octa-core, RAM memorien prej 3GB dhe hapësirën ruajtëse prej 32GB.

Pajisja poashtu posedon kamerën frontale prej 8MP dhe kamerën kryesore, Sony Exmor RS, me 23MP./ameble

GoPro sjell kamerën e re Fusion me 5.2K

GoPro sjell kamerën e re Fusion me 5.2K

Go Pro ka lansuar sot një kamerë sferike me 5.2K, të quajtur GoPro Fusion. Fusion është anëtari më i ri në linjën e kameravë GoPro.

“Fusion është pajisja kryesore për foto dhe video sferike. Pajisja mund të xhiroj në 5.2K video dhe të shkrep foto të mrekullueshme,” ka deklaruar Jess Foley nga GoPro.

“Falë Fusion, përdoruesit tanë mund të kapin momente në të gjitha drejtimet dhe më pas të zgjedhin kompozicionin që dëshirojnë. Kjo quhet kornizimi OverCapture.” – tregon Foley./ameble

Sony vjen me fotoaparatin e fuqishëm Alpha A9

Sony vjen me fotoaparatin e fuqishëm Alpha A9

Kompania Sony serish planifikon që të fillojë ofensivën në tregun e fotoaparateve, kësaj radhe me modelin Alpha A9, i cili paraqet njërin nga fotoaparatet më të shtrenjta të kompanisë.

Sony A9 ka full-frame sensor CMOS prej 24.2 MP. Alpha A9 mund të krijojë deri në 241 RAW, fotografinë full-frame @20 fps, duke iu falënderuar asaj se A9 sjell 20x shpejtësi më të madhe të procesimit në krahasim me modelet e mëhershme. Aty është edhe autofokus 693 point me fazë të detektimit.

Në brendësi të pajisjes është vendosur procesori i përditësuar BIONZ. Fotoaparati ka edhe QVGA OLED viewfinder me 3686K pika. Sony premton bateri, e cila zgjat 2,2 herë më shumë në krahasim me gjeneratën e mëhershme të modelit A7. Alpha A9 mbështet edhe xhirimet 4K.

Çmimi i fotoaparatit Sony A9 në Evropë është 5300 euro, ndërsa në shitje do të gjendet gjatë muajit qershor./ameble

Lansohet HTC One X10

Lansohet HTC One X10

HTC One X10 është bërë zyrtar. Pajisja tani është e listuar në ueb faqen e kompanisë në Tajvan dhe Rusi.

Listimi zbulon se telefoni është i fuqizuar nga procesori MediaTek Helio P10 SoC dhe ka ekran full HD prej 5.5 inç.

RAM memoria vjen me 3GB, ndërsa hapësira e zgjerueshme ka kapacitet bazik prej 32GB. Pajisja posedon kamerën kryesore me 16MP ndërsa kamera frontale ka kapacitet prej 8MP.

Bateria e telefonit është mjaft e fuqishme dhe sjell gjithsej 4,000 mAh.

Në anën e pasme është i vendosur sensori i gishtërinjëve ndërkohë që pajisja mbështet poashtu mundësinë e inkuadrimit të dy kartelave SIM.

HTC One X10 do të dal në shitje në Rusi këtë muaj dhe ka një çmim prej 355 dollarëve. Telefoni vjen në model me ngjyrë të argjendtë dhe të zezë./ameble

Xiaomi lanson MI VR Play 2

Xiaomi lanson MI VR Play 2

Sot Xiaomi ka zbuluar pajisjen e tyre të re VR. Thirret MI VR Play 2 dhe është pasardhësi i Mi VR Play, që është lansuar një vit më parë.

Gjenerata e dytë ka një çmim shumë të volitshëm, njejtë sikurse modeli paraprak. Në Kinë, mund ta bleni Mi VR Play 2 për vetem 14 dollarë.

Pajisja do të jetë e gatshme për treg më 19 prill. Në krahasim me modelin paraprak, modeli i ri është i ndërtuar nga një material tekstili, që e bën vendosjen në fytyrë më të rehatshme.

Produkti i ri VR nga Xiaomi është poashtu shumë më i lehtë dhe vjen me disa vrima ‘të padukshme’, për qarkullim më të mirë të ajrit rreth fytyrës suaj, gjatë përdorimit.

Xiaomi ka deklaruar se e ka përshtatur edhe më mirë këtë model për futjen e telefonit.

Google investon 880 milionë dollarë në LG, për ekranet e lakuara të Pixel 2

Google investon 880 milionë dollarë në LG, për ekranet e lakuara të Pixel 2

Google dëshiron të ndjekë rivalët kryesor të tregut të telefonave, përkatësisht kompanitë si Samsung dhe Apple në drejtim të përdorimit të ekraneve të lakuara në pajisjet e saj mobile.

Google është duke e bërë telefonin e saj të ardhshëm, gjeneratën e dytë të linjës Pixel këto ditë. Dhe tani një raport i ri nga Electronic Times të Koresë së Jugut sugjeron se telefonat e ardhshëm Google Pixel mund të vijnë me ekranin e lakuar OLED.

Në fakt raporti nga ET ka theksuar se Google dëshiron të investojë të paktën 880.2 milionë dollarë në kompaninë e saj partnere LG Display të Koresë së Jugut.

Burimet zbuluan se Google dëshiron të investojë këtë sasi të madhe të fondeve për të marrë një furnizim të qëndrueshëm të ekraneve fleksibile (OLED) për telefonat e saj të ardhshëm Pixel./ameble

Galaxy S8 me ekranin më të mirë ndonjëherë

Galaxy S8 me ekranin më të mirë ndonjëherë

Telefonat dhe TV-të nga Samsung njihen për ekranet e tyre me imazhe të qarta dhe ngjyra të ndritshme. Mirëpo, Galaxy S8 thuhet se ka arritur në një nivel të ri të përsosmërisë.

DisplayMate, të cilët janë të specializuar në testime të performancës së ekraneve dhe korrektësisë së ngjyrave i ka dhënë Galaxy S8 notën më të madhe deri tani: A+.

Nuk është e rastësishme që ky telefon merr titullin për ‘ekranin më të mirë të telefonit në treg’. Sipas DM, ekrani Infinity Display mund të arrij majat e shkëlqimit, deri në 1020 nits.

Galaxy S8 mund të performojë video HDR shumë lehtësisht dhe në të njejtën kohë është telefoni i parë që merr çertifikim për videot premium ‘Mobile HDR’.

Kjo do të thotë së S8 mund të riprodhojë video në të njejtën saktësi të ngjyrave si një televizor HDR i tipit të fundit./ameble

Snapchat i kundërpërgjigjet Facebook-ut

Snapchat i kundërpërgjigjet Facebook-ut

Pas të rejave të Facebook-ut, Snapchat tenton të diferencojë platformën e tyre duke publikuar kërkimin në historitë ‘kolektive’.

Nuk mund të kërkohen “snap” private, por ato që anëtarët i shpërndajnë publikisht me komunitetin e Snapchat, dhe që do të përzgjidhen nga një skuadër kuruesish për një temë të caktuar. Bëhet fjalë për diçka që aktualisht është e disponueshme në disa qytete të SHBA-ve, të publikuar nga kompania e Snapchat pas kuotimit në bursë.

Ky opsion u jep mundësi anëtarëve të kërkojnë “një milionë histori” në bazë të vendeve, eventeve, fjalëve kyçe. Për më tepër, shoqëria bën të ditur se krijon Storie të reja duke shfrytëzuar “machine learning”, një formë e inteligjencës artificiale.

Ky funksion kërkimi për Snapchat mund të jetë një mënyrë që përdoruesit ti rikthehen platformës për të parë video drejt për drejtë, sidomos në argumente specifike.

Një kundërlëvizje kjo, duke parë se Facebook po përdorë në aplikacionet e tij, përfshirë këtu edhe Instagram dhe WhatsApp, element deri tani identifikues të Snapchat, që nga Stories tek postimet 24 orëshe. /ameble

 

Cili vend e ka internetin më të shpejtë në mobil? Gjeje tani!

Cili vend e ka internetin më të shpejtë në mobil? Gjeje tani!

Cili vend e ka shpejtësinë më të madhe për transmetimin e të dhënave ne Smartphone?

Me smartphones duke arritur të katër qoshet e botës, pyetja më e rëndësishme që një përdorues i smartphone-ve ka, është shpejtësia e tij. Pa shpejtësi të mirë të të dhënave, çdo smartphone pa marrë parasysh sa i mirë është ai, apo sa i shtrenjtë është, duket shumë e padobishme. Pra, gjeni se cili shtet udhëheq me shpejtësi më të shpejtë të të dhënave për smartphones.

Pra siç shihet Koreja e Jugut është në krye për sa i përket shpejtësisë së të dhënave të rrjetit celular, me SHBA tronditëse në një të tretën e shpejtësisë.

Koreja e Jugut u rendit e para me një shpejtësi prej 37.54 Mbps (megabits për sekond) e përgjithshme shpejtësi –  bazuar në shpejtësi dhe disponueshmërinë e rrjeteve 3G dhe 4G – e ndjekur nga Norvegjia me 34.77 Mbps, Hungaria me 31.04 Mbps, dhe Singapori me 30 Mbps.

Edhe një herë, Verizon Wireless doli në krye me renditjen e raporteve LTE ku me aplikimin tregon disponueshmërinë e rrjetit LTE në 88.17%, në kuptimin e asaj që OpenSignal quan “Disponueshmëria e rrjetit.” T-Mobile SHBA ishte një i dytë i afërt me 86.6%, pasuar nga AT & T lëvizshmëri në 82.23% dhe Sprint a No. largët 4 në 76.81%. /ameble