Category Archives

9 Articles
Volvo planifikon ti largojë makinat me djegie të brendshme

Volvo planifikon ti largojë makinat me djegie të brendshme

Duke filluar nga viti 2019 , Volvo do të përfundoj thjesht me motorë me djegie.

Volvo do të jetë prodhuesi i parë i makinave që tërësisht të largohet nga motorët me djegie të brendshme, ndërkohë që sfidon kompanitë e reja si Tesla dhe të gjithë flotën e tyre elektrike. Ata do të bëjnë vetëm makina elektrike dhe hibride.
Presidenti dhe CEO i Volvo-se Hakan Samuelsson, sipas The Wall Street Journal, tha se kjo “shënon fundin e automjetit me motor me djegie.” Kompania synon të shesë një milion makina elektrike dhe hibride deri në vitin 2025.

Volvo do të fus pesë makina krejtësisht elektrike midis 2019 dhe 2021 në tregun ndërkombëtar, tre nën markën Volvo dhe dy nën markën Volvo, Polestar.
Kjo absolutisht shënon atë që potencialisht mund të jetë një tranzicion me larg nga motorët me djegie të brendshme për prodhuesit e makinave që ballafaqohen me konsumatorin.

Si do të ndikojë ky çmim i markës Volvo në shitje? Kjo mbetet për t’u parë./ameble.com

Tesla kalon Ford-in

Tesla kalon Ford-in

Tesla tashmë është më e madhe se Ford, kompania amerikane që prodhon vetura elektrike por jo vetëm, të Hënën në bursa e ka tejkaluar Ford-in, kompaninë tjetër amerikane që prodhon vetura.

Çmimi i një aksioni të Tesla-s të Hënën ka shkuar në 292$ dhe kështu vlera e Tesla-s ka shkuar në 47.777 miliardë $, që e tejkalon Ford-in (44,70 miliardë $). Kjo lëvizje ndodh edhe për shkak të shitjeve të ulëta të Ford-it në muajin Mars.

Shitjet e Tesla-s vazhdimisht po rriten në modelet e tyre model S dhe model X ndërsa model 3 ishte porositur nga më shumë se 200 mijë njerëz në më pakë se 3 javë kur ai ishte prezantuar vitin e kaluar, ndërsa tesla pritet të fillojë dërgimit e tyre tek pronarët këtë vit.\ameble.com

Tesla vs Ford

Volkswagen lanson modele të reja të Beetle-it: Denim dhe Dune

Volkswagen lanson modele të reja të Beetle-it: Denim dhe Dune

Volkswagen në ngjarjen e madhe të automobilave “Auto Show” që po mbahet në Los Angeles, javën që shkoj ka prezantuar disa vetura të reja. Kompania e VW-së ka prezantuar versione të reja të veturës së vjetër plotë nostalgji, Beetle. Janë dy versione Beetle Denim dhe Beetle Dune.

Modeli Denim është me tavan të lartë të konvertueshëm me material xhinsesh të kaltër të errët. Kurse modeli Dune është ne dispozicion me dy versione Coupe dhe i konvertueshëm.

Të dy veturat e reja Volkswagen Beetle janë me 1.8 litër direct-injection, motorin TSI 4 cilindra. /ameble

Google kërkon partner për prodhimin e makinës së tyre pa vozitës

Google kërkon partner për prodhimin e makinës së tyre pa vozitës

Google po kërkon të bashkohet me ndonjë prodhues makinash, për të prodhuar makinën e tyre me vetë-ngarje ose pa vozitës (self-driving). Sipas Chris Urmson, Drejtorit të këtij projekti, Google nuk dëshiron të shkoj e vetme në ketë projekt.

Google makina

Përderisa Google ka sjellë vizionin e tyre në një makinë lëvizëse të pavarur, ajo kërkon të bëhet partner me ndonjë prodhues të makinave, për të sjellë idenë e tyre në treg brenda pesë viteve e ardhshme.

“Ne veçanërisht nuk duam të bëhem prodhues të makinave,” tha Urmson në një intervistë për Wall Street Journal. “Ne po bisedojmë [me] dhe po kerkojmë partnerë.” ka thënë ai. Përderisa Google e di shumë mirë se krijimi i partneritetit është mënyra më e mirë për të sjellë makinën e tyre të pavarur në treg, Urmson tha se: “Ne ende jemi duke vlerësuar modelin e këtij biznesi.”

Përderisa ata vazhdojnë të kërkojnë partnerë, Urmson tha se ekipi i tij në ndërkohë është duke punuar me kompanitë e tjera për të ndërtuar një linjë të re të avancuar “beta” prototip, ku janë tri modele përtej këtij që është prezantuar në fillim të vitit.

Këto makina janë përfolur që fillimisht të përdoren nëpër qendra të qytetit dhe shpejtësia e tyre do të jetë e kufizuar nën 40 km/h. Nëse gjithçka shkon siç është planifikuar, Google do të fillojë testimin e kësaj makine nëpër rrugë nga viti i ardhshëm. /ameble

Njoftohet për BMW M4 DTM Champion Edition

Njoftohet për BMW M4 DTM Champion Edition

BMW ka njoftuar se do të prodhojnë edicionin special të veçantë të modelit të tyre M4, BMW M4 DTM Champion Edition, i ciliështë po prodhohet për të festuar suksesin e këtij viti nga seria e makinave DTM për gara në Gjermani.

BMW do të prodhoj vetëm 23 makina të BMW M4 DTM Champion Edition, që është numri simbolik i makinave për gara që voziten nga Marco Wittmann.

Ende nuk ka detaje se sa mund të kushtoj BMW M4 DTM Champion Edition, mirëpo me shumë detaje rreth këtij modeli mund të gjeni në ketë link. /ameble

Lansohet Porsche Cayenne (viti 2015), përfshinë edhe një model hibrid

Lansohet Porsche Cayenne (viti 2015), përfshinë edhe një model hibrid

Porsche ka njoftuar për versionin e ri të modelit të tyre, Porsche Cayenne (viti 2015), i cili vjen me disa përditësime të vogla nga modeli i mëparshëm. Porsche Cayenne i ri do të vijë në pesë versione të ndryshme, të cilët përfshijnë Cayenne S, Cayenne Turbo, Cayenne Diesel, Cayenne S Diesel dhe një i ri më hibrid Cayenne S E-Hybrid.

Bashkë me serinë e re të motorëve, Porsche Cayenne 2015 posedon edhe disa ndryshime tjera, pjesën e jashtme e cila përfshijnë një pamje të mprehtë dhe dizajn të ri. Pjesa e prapme e Porsche Cayenne gjithashtu është përditësuar ku tani vjen me një krehje të re nga dritat e pasme, dritat e frenave etj. Sipas Porsche-së kjo seri është projektuar për të përmirësuar efikasitetin e karburantit.

Modeli më interesante i kësaj serie të Porsche-së është Cayenne S E-Hybrid, ku është modeli i parë në hibrid në serinë e Cayenne-ve dhe përmban një bateri tërheqëse litium-ion me 0.8 kWh nga 18 deri 36 km në motor të vetëm.

Këto modele të 2015-tës do të dalin në shitje në Evropë nga muaji Tetor, Cayenne Diesel do të shitet me pakicë për 66.260 €, Cayenne S 80.183 €, Cayenne S Diesel 82.087 €, Cayenne S E-Hybrid do të kushtojë 82.087 € dhe Cayenne Turbo € 128.378. Për me shumë detaje rreth këtyre modeleve mund të gjeni këtu. /ameble

Apple CarPlay do të jetë prezent në më shumë prodhues të makinave

Apple CarPlay do të jetë prezent në më shumë prodhues të makinave

Apple momentalisht ka partneritet me një numër prodhuesish të makinave, të cilët përfshijnë BMW, Audi, Jaguar, Land Rover dhe Mercedes.

Kompanisë tani i është bashkuar edhe një grup tjetër i prodhuesve të makinave, ku lista e këtyre makinave të reja përfshinë Mazda dhe Fiat, të cilët përfshinë markat si Alfa Romeo, Abarth, Fiat, Jeep, Dodge dhe Chrysler.

Apple CarPlay

Audi kohët e fundit ka njoftuar se makinat e para me sistemin e integruar Apple CarPlay do të dalin në treg vitin e ardhshëm, BMW është duke punuar në integrimin e CarPlay në makinat e tyre të reja, kurse Mercedes gjithashtu është duke punuar për të futur ketë sistem mirëpo në dy modele të makinave ekzistuese dhe të reja.

Ky sistem do të ju mundësoj të bëni thirrje, të luani muzikë, të përdorni komandat me zë, si dhe shumë opsione tjera rreth makinës. Të gjitha opsionet nga CarPlay shfaqen në një ekran të integruar në makinë, që do të thotë se nuk do të jeni të hutuar nga telefoni gjatë vozitjes së makinës.

Edhe Google së fundmi ka njoftuar për sistemin e tyre të ri Android Auto, ku kjo kompani ka një total prej 28 partnerëve për sistemin e tyre, kurse Apple deri tani ka 26 partnerë për Apple CarPlay. /ameble

Makina prototip e fundit nga Google

Makina prototip e fundit nga Google

Planet e Google-it për të futur një makinë me vetë-ngarje është vërtet plan i vjetër, veçanërisht kur dihet se ky projekt i tyre ka qenë në proces që një kohë të gjatë, kurse tani Google përfundimisht ka nxjerr në pah një prototip të cilin Google e ka bërë nga zeroja.

Siç po e shihni në videon e më sipërm, kjo makinë nuk duket sikur makinat e zakonshme, por si një bubë e madhe e rrumbullaket ku qëllimi i kësaj është të marrë pasagjerët nga pika A në B.

Sipas Sergey Brin nga Google, “Projekti ka të bëjë me ndryshimin e botës për njerëzit të cilët nuk posedojnë shërbime të transportit.” Google nga kjo makinë ka hequr disa  komponente të tilla si timonin drejtues, katalizatorin dhe pedalet e frenave, ku në ketë mënyrë tingëllon paksa i frikshëm.

Çfarë e bën këtë prototip të veçantë nga prototipat e mëparshëm të Google-it është se ky do të drejtohet tërësisht nga një kompjuter. Në prototipat e mëparshëm, njerëzit kanë pasur mundësin të marrin nën kontroll makinën në çdo situatë të caktuar. Makina e re e ka lazerin me pamje 360-shkallë.

Megjithatë duhet theksuar se për momentin Google nuk ka plane për të shitur këtë makinë, ata janë në kërkim të partnerëve në mënyrë që të realizojnë ketë prototip.Ndërkohë thuhet se kompania Google po planifikon të ndërtoj të paktën 100 prototipa gjatë viteve të ardhshme duku i dhënë kështu mundësi në vozitje vullnetarëve.

Për të adresuar shqetësimet e sigurisë, makina ec me një shpejtësi maksimale prej 25 kilometra në orë, pjesa e përparme e makinës do të bëhet nga goma kurse xhami i tij do të jetë fleksibël në rast se përplaset me ndonjë biçikletë ose këmbësorë. /ameble

12 veturat me mahnitëse të panairit “Geneva Motor Show”

12 veturat me mahnitëse të panairit “Geneva Motor Show”

Për fansat e veturave, panairi vjetor ndërkombëtar Geneva Motor Show që ishte javën e kaluar, është një nga ngjarjet më emocionuese dhe më të rëndësishme të vitit.

Shumë prodhues të makinave përdorin ketë panair për të shfaqur apo prezantuar risitë më emocionuese për vetura që ata ofrojnë dhe përderisa paraqitja e veturave koncept nuk janë gjithmonë në dispozicion për publikun, kjo ngjarje ofron ketë mundësi të mirë për vizitorët. Dhe siç ndodh çdo vit, është argëtim i mirë si në parcela të modës ku përveç veturave normale prezantohen edhe vetura të çmendura koncept në një vend.

Kompanitë duke përfshirë Audi , Volvo dhe Mercedes-Benz kanë sjelljë në Gjenevë disa koncepte mahnitëse, por që sigurisht ka pasur edhe prej atyre të çmendurave milion dollarëshe ose edhe multi-milionëshe të themi.

Pjesëmarrja nëpër këto shfaqje nuk është edhe e lehtë, kështu që ne kemi menduar që nëpërmes portalit Wired e cila ka bërë një përmbledhje të 12 makinave më të mahnitshme që janë paraqitur në ketë panair, të prezantojmë këtu. Lista përfshinë Maserati Alfieri, konceptin Audi TT Quattro Sport me 420 kuaj-fuqi, Mercedes-Benz S-Class Coupe si dhe disa tjerë të cilët i keni në galerinë e me poshtme. /ameble