SHPËRNDAJE

Project-Loon-Google-X-Raven-Aerostar-balloonKur Google nisi testimin e balonave me sinjal Wi-Fi, nuk menduan se do të shkaktonin panik në Zelandën e Re. The Wall Street Journal shkruan se shërbimet e emergjencës në Zelandë të Re u kontaktuan pasi një balonë u ngatërrua për një avion të dëmtuar. Një helikopter shpëtimi shkoi në vendngjarje në bregun perëndimor të Ishullit Jugor të Zelandës së Re.

Google ka konfirmuar se një nga ato balona ka rënë në det. Kompania i tha The Wall Street Journal se ishte e vështirë që balonat të mbaheshin në një vend për shkak të erës.

Projekti Google Loon u tregua vitin e kaluar dhe përfshin qindra balona të tilla për të siguruar lidhje me Internetin dhe në zonat më të thella të Tokës. Fatkeqësisht, këto balona kanë shkaktuar dhe probleme të tjera dhe së fundmi shkaktuan prishjen e linjave elektrike në një qytet të Washingtonit. /ameble