SHPËRNDAJE

Edicioni i radhës i BarCamp Prishtina, sponsorizuar nga IPKO Foundation dhe që është i gjashtëmbëdhjeti me radhë, do të mbahet më 24 tetor 2013 në Sabaja Drs Beer House.

BarCamp Prishtina #16 1

Ky BarCamp do të sjellë në një vend tre folës të cilët do të diskutojnë për tema të ndryshme të cilat ndërlidhen në një formë apo tjetër. Tema e parë do të jetë Birra, tema e dytë do të jetë sistemet e automatizuara dhe për fund do të bashkëbisedojmë se si kompanitë punojnë për të nxjerrë një produkt në treg.

Alex Butler vjen në Prishtinë nga Rochester, NY. Nga fillimet e para të bërjes së birrës në shtëpi, Alex Butler është tani partner dhe Brewmaster në Sabaja Craft Brewery. Ai do të flas për historinë e birrës dhe rëndësinë e saj. Ai gjithashtu do të flas për birrat e para artizanale në Kosovë, Birrat Sabaja, dallimi me birrat tjera në treg etj.

Prof. Dr. Edmond Hajrizi, Rektor i Universitetit për Biznes dhe Teknologji dhe Dr. Sc. Muzafer Shala, Dekan i Fakultetit të Menaxhimit të Mekatronikës & ud. Dekan i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë do të flasin për rolin e Menaxhimit të Mekatronikës në Industrinë e Kosovës. Ata gjithashtu do të flasin për sistemet automatike të prodhimit. Në fund për audiencën do të paraqiten robotët autonomë “Nao”.

Valon Sopi është dizajner grafik i fokusuar në krijimin e produkteve për web. Si themelues i boldUnderline. llc, bashkë me ekipin e kompanisë ai ka krijuar për klientë të njohur në vend dhe botë. Përvoja e Valonit shtrihet në dizajn, zhvillim, marketing, dhe ndërtim ekipesh. Në BarCamp, Valoni do ta prezantoj produktin e fundit të boldUnderline. llc, Goodwerp. Mes tjerash ai do të disuktojë për rrugëtimin e krijimit të produktit prej idesë, ekzekutimit, e deri tek lansimi i platformës dhe marketingut për botë — si dhe sfidat, sukseset, e mësimet e ndryshme gjatë rrugës. Goodwerp është aplikacion për menaxhimin e projekteve dhe bashkëpunim, i krijuar enkas për firmat kreative në botë.

SHPËRNDAJE