Arianit Dobroshi, Bernard Nikaj e Benjamin Murran ishin folësit e ftuar në edicionin e tetë të Barcamp Prishtina të organizuar këtë vikend nga IPKO Foundaiton, që ishte një prej më të mirëve dhe me fjalime inspiruese që të ngjante me një konferencë TED.
Arianit Dobroshi nga FLOSSK, prezantoi detaje mbi Wikicamp’in që pritet të organizohet në fillim të vitit të ardhshëm nën organizimin e IPKO Foundaiton dhe mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, duke folur mbi rëndësinë e pjesëmarrjes në këtë ngjarje për të kontribuar me krijimin e përmbajtjes kualitative në Wikipedia për Kosovën. “Përmbajtja të shumta ka në gjuhë të huaja, por komuniteti shqiptar në numër të vogël është aktiv dhe ka nevojë që të jetë edhe më shumë aktiv në këtë drejtim, me publikime e artikuj kualitativ që bazohen në burime dhe që janë me vlerë për vendin” u shpreh Dobroshi. Sipas tij në Wikicamp, dhe deri në pikën e arritjes në Wikicamp është me rëndësi t’i kushtohet rëndësi kritereve të publikimit në Wikipedia, në mënyrë që të mos ketë telashe me publikime dhe editime. “Synohet që pjesëmarrësve në Wikicamp t’ju jepet mundësi të publikojnë tema të nivelit të lartë, të stilit akadameik dhe përveç kësaj të shpërblehen në lidhje me këtë” tha Dobroshi, që më pas e vazhdoi prezantimin në diskutim me pjesëmarrësit, duke motivuar ata që të krijojnë përmbajtje për Kosovën dhe sipas tij kur “Debatojnë pika A me pikën B, e mungon pika A, atëherë fiton pika B”, por nëse nuk qëndrojmë anash atëherë mund të ketë përmirësim të dukshëm të përmbjajttes për Kosovën që gjindet online.
Bernard Nikaj, ligjerues në FIEK pranë Universitetit të Prishtinës dhe këshilltar politik pranë Ministrisë së Tregtisë të Kosovës, ka bërë një punë paksa më ndryshe prej ligjëruesve të tjerë në këtë Fakultet, duke shtyrë para futjen e lendës së ndëmarrësisë në kurrikulum për të japur një kahje tjetër dhe më praktike të studentëve me tregun. “Sistemi i edukimit është paksa për tu fajësuar për shkak se është i orientuar si i tillë për të krijuar punëtorë, e jo njerëz që janë në gjendje të mësojnë aftësi për të nisur biznes dhe për të punësuar të tjerë” u shpreh Nikaj. Sipas tij me implementimin e lendës së Ndërmarrësisë, kualiteti dhe serioziteti i punës së studentëve vërehet prej gjenrate në gjeneratë, dhe veçanërisht sukesi i tyre për të menduar si ndërmarrës vërehet në Startup Weekend, ku në dy edicionet e fundit kanë qenë në mesin e ekipeve më të mira. “Ne gjithashtu kemi shtyrë studentët që të kontribojnë në Wikipedia, në mënyrë që të bëhet thejshtë edhe përvoja e tyre në ligjerata më ndryshe”, duke folur mbi rëndësinë e shkrimit dhe rëndësinë e promovimit të një vendi me përmbajtje për të. “E mbaj mend në shkollën e mesme Hajdar Dushi në Gjakovë, profesori im shkroi në table (H)arti(m), dhe tha hartimi ka të bëjë me hyrjen, artin dhe mbarimin, të cilën ende sot e zbatoj në shkrimet e mija dhe duhet ta keni si element kyç në punën tuaj që bëni”. Nikaj u shpreh se duhet pasur guxim dhe besim tek vetja që gjërat të mos bëhen thjeshtë për të marr një note e për një projekt, por për të arritur shumë e më shumë. “
Benjamin Murran, ish-partner në EYE (Encouraging Young Entrepreneurs) dhe tani person aktiv në skenën e artit të Kosovës drejt tregjeve të huaja, duke punuar me artistin Kosovar Rron Qena, dhe duke sjellë në jetë artin e tij drejt tregut të Francës e më gjerë, foli mbi eksperiencën e tij në tregun e Kosovës, dhe me përshtypjet e tija për kulturën ndërmarrëse në Kosovë, duke theksuar se vërehet mungesë e kulturës ndërmarrëse për shkak të kontaktit të vogël me botën e jashtme, por edhe për shkak se njerëzit janë shëndërruar në gjahtar të grantave dhe thjesht nuk u bëhet vonë për të mos u munduar më shumë, por vetëm për një biznes plan sa për të marr të hollat. “Çka do t’ju kisha rekomanduar një ditë, është që të dilni në shesh gjatë verës dhe të luani rolin e atij personit që shet syze dhe të punoni në tregti. Për 2 minuta ju filluat një biznes, ku jeni të lire të shisni dhe të shihni sesi është të udhëheqës dikçka të këtillë, ndërsa po të ishit në Francë, ju do të shkonit në burg për këtë. Liri të këtillë nuk ka askund në botë, pse nuk po e shfyrtëzoni?”… “Mua njerëzit më kanë pyetur, pse je ardh këtu, pse je kthyer në Kosovë, si nga Franca këtu, por në fakt ajo çka shoh është se në Kosovë njerëzit janë të lumtur, por thjeshtë nuk e dijn sepse ka jashtëzakonisht shumë hapësirë për të krijuar shumëçka, ndërsa në Francë ke shumë njerëz të dëshpëruar, që i kanë të gjitha, por shkojnë çdo ditë tek psikologu sepse nuk janë të motivuar. Hapni sytë, shfrytëzoni atë çka keni”.
Mesazhi i tij për Wikipedia, ishte se në vitin tjetër do të mbahet një ngjarje për artin në të cilën do të ketë fokusim drejt Ballkanit, ndërsa po që se kërkon në Wikipedia diçka për artin në Kosovë, nuk do të gjesh asgjë. “Shkruani për artin, shkruani për artistët. Ka për çka të shkruhet, promovoni këta njerëz të jashtëzakonshëm sepse arti udhëton” tha Murran.
BarCamp Prishtina ka përmbyllur kështu një edicion të tetë me radhë të suksesshëm, dhe me këtë ka përmbyllur edhe ciklin e ngjarjeve për këtë vit, ndërsa pritet të jetë sërish pranë audinecës vitin e ardhshëm. Digjitale.com është një prej sponsorëve medial bashkë me Telegrafi.com, ndërsa ngjarja organizohet/sponzorisohet nga IPKO Foundation. |digjitale| [divider top=”0″]