SHPËRNDAJE

“BBC Watchdog” është një shou i përjavshëm në rrjetin e transmetuesit britanik që merret me investigimin e problemeve dhe gjërave të tjera në të cilat ndikohen përdoruesit e pajisjeve teknologjike.

Ky shou për emisionin e ardhshëm i cili do të mbahet në fund të javës së ardhshme ka zgjedhur që të investigojë problemin që është raportuar me hapësirën e integruar të smartphone-it Samsung Galaxy S4. Kjo pajisje kaq e kërkuar gjatë kësaj kohe për të cilën proklamohet se është ndër më të mirat ka marrë disa kritika në lidhje me hapësirën e integruar të versionit 16GB dhe kjo është arsyeja se pse ekspertet e teknologjisë që janë pjesë e “BBC Watchdog” kanë zgjedhur që ta vendosin në llupen mikroskopike që ta vërtetojnë se a është kjo gjë e vërtet dhe nëse po atëherë pse ?

Versioni internacional i 16Gb i S4 ka rreth 9.5Gb të lira për përdoruesit, ndërsa në modelin e S4 që është prodhuar për SHBA hapësira është më pak se 9GB. Edhe pse ky smartphone ofron mundësinë e integrimit të MikroSD kartelës prapë se prapë shumë aplikacione mund të instalohen vetëm në pjesën e integruar të smartphone-it.

Ka edhe gjëra të tjera për të cilat janë parashtruar ankesa si për shembull, moduli “Air View” dhe “Smart Pause” jo gjithmonë funksionojnë. Të gjitha këto gjëra do të shikohen në thellësi në mënyrë që gjithçka të jetë e qartë dhe asnjë temë të mos mbetet tabu kur është fjala për Samsung Galaxy S4. |ameble|

SHPËRNDAJE