SHPËRNDAJE

Beats musicApple ka shkruar në Beats Music FAQ duke konfirmuar se ky shërbim do të shuhet më 30 Nëntor. Shërbimi për muzikë Beats para se të blihet nga Apple, për herë të parë ishte lansuar në Android, iOS dhe pastaj në Ueb, në Janar të vitit 2014.

Beats Music do të zëvendësohet nga shërbimi Apple Music, që pak a shumë është imponuese, por edhe nuk ofron aq opsione unike sikur Beats Music. Një opsion që do të humbet është “The Sentence”, i cili mundësonte që të zgjedhim llojin e muzikës për të dëgjuar në bazë të disponimit, mjedisit apo edhe me shumë.

Apple ka thënë se të gjithë përdoruesit aktual të Beats Music duhet të bartin të gjithë muzikën dhe preferencat e tyre në Apple Music, për arsye se abonuesit do të fshihen së shpejti. Për me shumë detaje mund të lexoni këtu. /ameble

SHPËRNDAJE