Është njoftuar se prodhuesi i automobilave luksoz Bentley dhe prodhuesi i smartphone-ve luksoz Vertu janë bashkuar që për pesë vitet e ardhshme të prodhojnë një seri të smartphone-ve luksoz në formën “Vertu for Bentley”.
Për momentin nuk ka shumë informacione rreth këtyre smartphone-ve, që tani për tani thuhet që janë në zhvillim e sipër, mirëpo pritet që pajisja e parë të prezantohet dhe të dal në shitje gjatë muajit Tetor të këtij viti. Pas kësaj Vertu dhe Bentley po planifikojnë të lansojn edhe katër modele tjera të smartphone-ve mirëpo gjatë partneritetit të tyre pesëvjeçar. E gjithë seria e smartphone-ve të tyre do të jenë prodhim i kufizuar.
Edhe pse për specifikat e këtyre smartphone-ve nuk është dhënë asnjë informacion, dhe përveç faktit që janë luksoz këto modele me siguri se do të vijnë me platformën Android, që do të ketë të integruar aplikacione që lidhen me makinat Bentley. /ameble