Besoni apo jo, kompania e mirënjohur e shitjeve online BestBuy tani ka zgjeruar veprimtarinë e saj duke filluar të prodhojë edhe tabletë. Siç duket kjo e fundit po përsëritë të njëjtën histori me atë të Amazon e cila pati një sukses të madh kur lansoj tabetët e markës Kindle.
Nga të dhënat që kemi mbledhur përflitet se kompania BestBuy po përgatitet që me datën 11Nentor të publikojë tabletin e saj të parë me emrin Insignia Flex i madhësisë 9.7-inc. Nga ajo çfarë është zbuluar mund të themi se çmimi qe kjo pajisje do mbajë është në mes 239$ deri 259$.
Nëse ky lajm del të jetë i vërtet atëherë kjo pajisje mundë të jetë ndër tabletët më të lirë që BestBuy do të ofroj në dyqanin e saj gjatë kësaj sezone. Nga specifikat harduerike e tëra qe është zbuluar është procesori i kapacitetit 1Ghz dy-bërthamorë dhe jetëgjatësi të baterisë deri në 10 orë.
|ameble| [divider top=”0″]