Pasi që lansoi tabletin e fundit Microsoft Surface Pro 3 me versione të ndryshme, Microsoft ka ulur çmimin e modelit të tabletit Surface 2 për rreth 100$.

Microsoft ka ulur çmimin e modelit 32GB të tabletit Microsoft Surface 2 nga 449$ në 349$, pastaj të modelit 32GB të tabletit Microsoft Surface 2 nga 549$ në 449$ si dhe të modelit 64GB Surface 2 LTE nga 679$ në 579$.

Tableti Microsoft Surface 2 vjen me sistemin Windows RT 8.1 dhe përmban një ekran 10.6 inç me rezolucion të plotë HD prej 1920 x 1080 pikselëve i përkrahur nga procesori NVIDIA Tegra 4, 2GB RAM memorie si dhe ka të integruar dy kamera, atë frontalen 3.5 megapiskel dhe atë kryesoren 5 megapiksel. /ameble