SHPËRNDAJE

Sot ne rrugët qe janë me komunikacion të dendur, biçikleta mbetet opsioni më i mirë i të gjitha kohërave, plus kursen para dhe ju jap stërvitje, mirëpo tek ne, për fat te keq ende nuk kemi shumë rrugë për biçikleta.

Një mundësi e re qe quhet BikeCharge Dynamo shton një tjetër plus tek çiklizmi.

Mënyra e montimit është shumë e lehtë(shiko videon me poshtë). Ajo montohet ne biçikletë dhe gjeneratori DC duket se është i përshtatshëm për shumicën e modeleve te smartphone-ve dhe çdo pajisjeje tjeter me USB. Kjo mundëson mbushjen e pajisjeve me bateri gjate vozitjes me mekanizmin qe është i kyçur për pedalet e biçikletës. Një vozitje rreth 2-3 orë, smartphone-i juaj është i mbushur plotë.

Gjithashtu, duhet të theksohet se përderisa keni te lidhur smarthphone-in apo çfarëd0 pajisje tjeter me BikeCharge Dynamo, kjo është e qëndrueshme ndaj motit por smartphone-i nuk është, kështu që nëse fillon të bjerë shi, ju duhet të ç’kyçni smartphone-in duke vendosur atë në një vend te sigurt larg lagështisë.

Ka një dritë të lehtë para dhe mbrapa te vendosur ne të. Çmimi i saj sillet rreth 65 dollar. |inventorspot.com| |ameble| [youtube id=”Uh_aq2wqttA” width=”600″ height=”350″][divider top=”0″]

SHPËRNDAJE