SHPËRNDAJE

Mediat nga Forbes raportojnë se Bill Gates, Warren Buffett dhe Larry Ellison kanë një rritje prej 7 – 8 miliard $. Me këtë rritje të kapitalit, Bill Gates tani më renditet në vendin e parë me vlerë neto prej 66 miliard $, që i bie 20 miliard $ diferencë nga vendi i dytë në të cilin renditet Larry Eillison me 46 miliard $. Vendi i tretë i takon Warren Buffet me një vlerë prej 41 miliard $. Në vendin e katërt dhe të pestë renditen vëllezërit Charles dhe David Koch me vlerë prej 31 miliard $. Në vendin e gjashtë, shtatë, tetë dhe nëntë renditen anëtarët e familjes Walton (Wal-Mart), ndërsa numri dhjetë në listë është Michael Bloomberg me vlerë neto prej 25 miliard $.

Industria e teknologjisë është shumë mirë e përfaqësuar në listën e këtij viti. Në listën e 20 më të pasurve përveç Gates, Ellison, dhe Jeff Bezos Amazon, Larry Page Google dhe Sergey Brin  hyjnë edhe Steve Ballmer dhe Paul Allen. Top 50 përfshin Michael Dell, Laurene Steve Jobs gruaja dhe familja e saj, Mark Zuckerberg, Pierre Omidyar (eBay), dhe Eric Schmidt.

Interesante është se Gates dhe Buffett kanë arritur të ruajnë titujt e tyre si njerëzit e parë dhe të dytë më të pasur në Amerikë,  duke fituar titullin “djemtë më bujar në botë”. Sipas Forbes, deri më tani, të dy kanë dhuruar për ndihmë një shumë të madhe parash në vlerë prej 45 miliardë $. |ameble|[divider top=”0″]

SHPËRNDAJE