SHPËRNDAJE

Themeluesi dhe ishshefi ekzekutiv i Microsoft-it, Bill Gates është ulur dhe ka folur për herë të parë në lidhje me fillimin e ardhshëm të Microsoft-it me tabletën e tyre Surface, sistemin operativ Windows 8 dhe Windows Phone 8, të cilat tani për tani janë më të reja për kompaninë, dhe ka shtuar duke thënë së kalimi drejt tabletave është një hap i madh për Microsoft-in.

Përderisa ishshefi ekzekutiv Gates nuk ka qenë për disa vite në krye të Microsoft-it, ai duket se është ende shumë i vetëdijshëm për atë që po ndodh me kompaninë dhe ka shumë për të thënë në lidhje me produktet e ardhshme të Microsoft-it. Gates në një intervistë të shkurt pesë minuta për “Next at Microsoft” ka folur dhe ka lavdëruar tabletën Surface, Windows 8 dhe Windows Phone 8.

Gates tha se përdoruesit në ditët e sotme “dëshirojnë që gjërat që i bëjnë tani, duan që ato të jenë në një mënyrë jashtëzakonisht të thjeshtë.” Për shkak të kësaj ai thotë se Microsoft është përzierja e të gjitha formave të ndryshme për të sjell pajisje të lehta dhe për t’u përdorur nga të gjithë.

Gates gjithashtu ka shfaqur disa njohuri për të ardhmen e kompanisë duke thënë se përdoruesit do të jenë “të habitur” për planet dhe përpjekjet që Microsoft ka vënë përpara për produktet e saja të ardhshme dhe se kjo është një pikë kthesë për kompaninë sa i përket inovacionit për produktet e reja. Gates në fund ka shtuar duke thënë “this is the big time for Microsoft”. |ameble|

[youtube id=”gFDTN25qip8″ width=”600″ height=”350″] [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE