SHPËRNDAJE

Krijuesi dhe ish udhëheqësi ekzekutiv i Microsoft-it, Bill Gates në një intervistë të tij me “CBS This Morning” ka qenë kritik i strategjisë së kompanisë Microsoft për telefoni mobile duke e quajtur ketë një gabim të qartë.

Bill Gates u pyet gjithashtu nëse ai ishte i lumtur me punën e Steve Ballmer, të cilin e ka mbështetur dhe tha: “ai dhe unë janë dy nga kritiket e vetëm dhe mund të imagjinohet. Kanë qenë shumë gjëra të mahnitshme që udhëheqja e Steve-it me kompaninë ka bërë vitin e kaluar. Windows 8 është çelësi i së ardhmes, tableti Surface gjithashtu, pastaj Bing, njerëzit janë duke e parë si një produkt të kërkimit më të mirë, Xbox, e tjerë”, tha ai duke shtuar se kjo nuk është e mjaftueshme dhe duhet bërë çdo gjë të mundshme.

Edhe pse udhëheqësi ekzekutiv dha dorëheqjen rreth pesë vjet më parë, ai ende ka interes të madh në punën e Microsoft-it. Kritikat vijnë në një moment kur Microsoft mban vetëm 2.4 % të tregut për telefonin mobile, sipas të dhënave të fundit nga IDC.

Se çfarë ka në plan Steve Ballmer për të ardhmen e strategjisë së Microsoft-it për telefoni mobile është e panjohur, por jemi të sigurt se ai do ta mbajt në mend këtë intervistë të Bill Gates. Ndiçni videon e plotë. |ameble|

[youtube id=”SIUSWhipU1I” width=”600″ height=”350″] [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE