Microsoft është duke filluar një fushatë të re në SHBA me shpresë se do të bindë kërkuesit që bëjnë kërkimin në internet nëpërmjet Google.com ta bëjnë atë nëpërmjet Bing.com duke potencuar se është më i mirë për të bërë kërkime. Pretendimi i Microsoft-it është se ai ka përmirësuar relevanten e rezultateve të kërkimit gjatë viteve të fundit, si dhe ofron më shume rezultate dhe informata se Google.com, mirëpo, duke u nisur nga fakti se kërkuesit tani më janë mësuar me Google.com, Microsoft-i është duke u munduar që ti bind kërkuesit që të japin një shans Bing.com dhe ta provojnë atë. “Bing It On Challenge,” e cila është në dispozicion në BingItOn.com , i lejon përdoruesit të krahasojnë rezultatet nga Bing dhe Google krah për krah. Për secilin nga pesë pyetje të kërkimit të zgjedhjes së një përdoruesi, në një test online mund të krahasohen rezultatet e fituara nga Bing dhe Google, dhe më pastaj përdoruesit mund të vlerësojnë dhe favorizojnë se cilën faqe mund të përdorin dhe rekomandojnë në të ardhmen. |ameble| [divider top=”0″]