SHPËRNDAJE

Bing likeMicrosoft është vazhdimisht duke shtuar veçori të reja tek motori i tyre i kërkimit Bing, edhe pse të gjitha këto ndryshime duhet të bëhen në qoftë se dëshiron të konkurroj me gjigantin Google.

Këtë herë kompania Microsoft ka shtuar integrimin e Facebook-ut që mundëson përdoruesit e rrjeteve sociale për të komentuar dhe pëlqyer gjërat direkt nga rezultatet e kërkimit nëpërmes Bing-ut. Në ketë rast Microsoft dëshiron ta dalloj veten nga Google, për atë arsye ka bërë ketë hap.

Pasi që të hyni në llogarinë tuaj Microsoft dhe të integroni llogarinë e Facebook-ut për Bing, në pjesën anësore ju mund të shikoni komentet dhe njoftimet e përdoruesve të Facebook-ut në zonën e kërkimit. Gjithashtu mund të komentoni dhe pëlqeni mesazhe pa pasur nevojë të vizitoni faqen Facebook.
Kur kërkoni për diçka, Bing automatikisht do të sjellë ndonjë nga mesazhet përkatëse nga miqtë tuaj të Facebook-ut. |ameble|

SHPËRNDAJE